“Samiti në Bruksel, shuplaka Ballkanit Perëndimor”, “Ballkani i Hapur” nuk do të pret zgjidhje nga BE-ja

Lajme

“Samiti në Bruksel, shuplaka Ballkanit Perëndimor”, “Ballkani i Hapur” nuk do të pret zgjidhje nga BE-ja

Nga: A.ZH Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:31
Liderët e “Ballkanit të Hapur”

Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social, vlerësoi se samiti i kësaj jave i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ishte një humbje e madhe për Evropën dhe se doli se qëllimi i tij ishte që BE-ja të qetësonte ndërgjegjen e saj për shkak të Ukrainës. Sipas tij, objektivisht BE-ja nuk ka as forcë e as kapacitet për të ndihmuar, raporton media serbe, përcjell Bota sot.

“Duke ia dhënë statusin e kandidatit të Kievit, ata nuk arritën asgjë, objektivisht nuk i ndihmuan, as nuk munden dhe në të njëjtën kohë na goditën në Ballkanin Perëndimor, sepse doli që ne nuk bëmë asgjë. Ukraina dhe Moldavia u paraqitën si fitues të samitit, por në thelb nuk morën asgjë”, tha Graovac.

Graovac thekson se BE-ja duhet urgjentisht të kthjellet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor:

“Presidentin Vuçiq mund ta pëlqesh apo jo, pajtohesh apo jo me politikën e tij, por dy ditë më parë u bë e qartë se nisma “Ballkani i hapur” ishte vizionare, kjo tregoi se Serbia nuk do të jetë ajo që do të presë zgjidhje nga BE-ja. Tashmë do t'i kërkojë vetë”, theksoi Graovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat