Në Graçanicë zgjidhet serbja më e bukur, në juri edhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën

Lajme

Në Graçanicë zgjidhet serbja më e bukur, në juri edhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 12:22
Mariana Simiq

Qytetarë serbë të Kosovës janë mbledhur në manastirin e Deçanit në kuadër të festës së “Vidovdanit” e ku kanë përzgjedhur edhe “vajzën kosovare” më të bukur.

Fituesja për këtë vit është Mariana Simiq nga Batusha, shoqëruesja e parë është zgjedhur Milica Mitroviq derisa shoqëruesja e dytë, Anastasija Gjorgjeviq, shkruan KoSsev.

Simiq është zgjedhur më e bukura ndër 12 garuese, derisa vetë ajo ka thënë se s’priste të fitonte.

“Sinqerisht nuk e prisja një fitore, sepse të gjitha vajzat ishin të bukura në mënyrën e tyre dhe secila kishte një kostum të bukur. Kam dashur të aplikoj vitin e kaluar, por nuk kam pasur vite të mjaftueshme për të marrë pjesë dhe këtë vit ëndrra dhe dëshira ime u realizua”, ka thënë ajo.

Juria që ka përzgjedhur “miss-in” ka pasur kryesuese Milena Pariliqin, zyrtare e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe që drejtohet nga Petar Petkoviq.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe peshkopi Teodosije, kreu i Komunës së Graçanicës e tjerë. Derisa Policia e Kosovës është kujdesuar për sigurinë e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat