Kristofer Hill: Serbët kanë dy rrugë lindje dhe perëndim

Lajme

Kristofer Hill: Serbët kanë dy rrugë lindje dhe perëndim

Nga: F. B. Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:39
Kristofer Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill ka deklaruar se për qytetarët e Serbisë ekziston rruga e hapur drejt perëndimit, kjo është rruga që Serbia me gjithë vështirësitë duhet të shkojë, por qytetarët duhet të zgjedhin, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Qytetarët e Serbisë kanë dy rrugë para vetës, njërën kah lindja dhe tjetrën ka perëndimi. Kjo e lindjes është e mbyllur tash e sa kohë dhe kërkon riparime, por ata kanë rrugën e perëndimit, në të cilën Serbia përkundër vështirësive duhet të ec”, tha ai.

Ai shtoi se me Vuçiq mban takime të rregullta rreth tema që preokupojnë dy palët, situatën në Ukrianë, bashkëpunimin rajonal dhe Ballkanin e Hapur.

'Nuk pajtohemi në të gjitha çështjet, por vazhdojmë të bisedojmë dhe përballim qëndrimet tona”, tha Hill.

Lidhur me demokracinë dhe situatën në Serbi, Hill shtoi se po rritet konsensusi për të ardhmen e Serbisë në perëndim dhe ndërlidhjen me sistemet euro-atlantike.

Lidhur me dialogun dhe raportet mes Prishtinës edhe Beogradit, ai shprehu keqardhje pët mungesën e përparimit në raportet mes palëve.

Sipas tij është “logjike” që të ketë tensione por dueht gjetur mënyrën për ecje përpara, por duhet “shumë progres dhe dua të shoh bashkëpunim më të mirë, mirëkuptim dhe fqinjësi të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat