Brnabiç: Vendimet e Prishtinës skandaloze sikurse reagimet e BE-së

Lajme

Brnabiç: Vendimet e Prishtinës skandaloze sikurse reagimet e BE-së

Nga: F. B. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 08:37
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i ka quajtur skandaloze vendimet e Prishtinës në lidhje me lerenjoftimet dhe tabelat  dhe reagimin e BE-së me këtë rast, duke theksuar se thelbi i tregimit nuk jan tabelat por “vazhdimi i presionit, terrorit dhe maltretimeve” të serbëve në Kosovë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ajo deklaratën ku i quajti skandaloze vendimet e Prishtinës dhe reagimin e BE-së e tha në emisionin “Hit Tvit” në TV Pink.

"Stano ka thënë gjërat të cilat janë qëndrim zyrtar i Brukselit për këtë. Kjo është e tmerrshme”, tha Brnabiç, duke komentuar qëndrimin e shprehur nga zëdhënësi i BE-së Stano, sipas të cilit sipas marrëveshjeve nga 2011 edhe 2016 për lëvizjen e lirë, Prishtina ka të drejtë të heq shkallë-shkallë tabelat e mëhershme.

Thelbi i gjithë këtij tregimi “nuk janë tabelat dhe kushdo që mendon kështu është i mashtruar”. Thelbi thotë ajo është vazhdimi i presionit ndaj serbëve në Kosovë, terrori dhe maltretimi i vazhdueshëm.

Kur flitet rreth vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, Brnabiç theksoi se kjo ishte një vizitë shumë e rëndësishme dhe tel Abazoviç ja parë një dozë të lartë të pragmatizmit.

Sipas saj, Abazoviç ka vepruar me sinqeritet në fillimin e mbylljes së temave të hapura dhe të rifreskohen raportet mes dy vendeve.

Brnabiç ka shtuar se do dëshironte që edhe Mali i Zi të bashkohej në iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Por vendimi ju mbetet atyre të vendosin, ndërsa Serbia do jetë afër dhe do ofrojë informacionet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat