Shaip Kamberi, zyrtarisht deputet edhe për një mandat – e konfirmon KQZ e Serbisë

Lajme

Shaip Kamberi, zyrtarisht deputet edhe për një mandat – e konfirmon KQZ e Serbisë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:44
Shaip Kamberi

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se shqiptarët do të kenë një përfaqësues në parlamentin serb.

Në rezultatet përfundimtar të publikuara të martën shihet se lista e Shaip Kamberit është pjesë e partive tjera që kanë zënë vend në Kuvendin e Serbisë.

Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës janë mbajtur pesë herë për shkak të parregullsive të shumta që e pamundësuan procesin zgjedhor.

Kamberi kishte akuzuar komisionerët e partive serbe se shfaqnin probleme për të ndërprerë procesin e zgjedhjes së tij si deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat