Pamje të rënda, 8-vjeçari në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë

Lajme

Pamje të rënda, 8-vjeçari në Prishtinë sulmohet nga qentë endacakë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Problemi me qentë endacakë po vazhdon të jetë shumë shqetësues në Kosovë.

Para dy ditësh, një qen endacak e ka sulmuar një fëmijë të moshës 8-vjeçare në Rrugën “C” në Prishtinë.

Nëna që ka raportuar rastin tek “Vrojtuesit e Lagjes” është shprehur shumë e shqetësuar me këtë dukuri.

Postimi i plotë i saj:

Deshta me e raportu qe pardje nje qen endacak te rruga Bedri Berisha- Rruga C me ka sulmuar dhe kafshuar djalin time 8 vjecar, ka shprehur nje Vrojtuese!

Eshte qene qe tash e sa kohe rrine ne lagje dhe djali im eshte personi i 4 qe une po e njohe qe e ka kafshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat