Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Lajme

Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 07:11
Ilustrim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta  dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4  ballë.

Republika e Kosovës

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës por herë pas here do të keë edhe intervale me kthjellime, më të theksuara në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Alternime  kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë Maqedoninë e Veriut deri në orët e mesditës kur pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere. Më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav dhe Evropa qendrore do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, gadishulli i Ballkanit paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa Europa Juglindore si edhe brigjet e detit të zi mbizotërohen  nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat