Ku shkoi për të jetuar moderatorja që e la Kosovën bashkë me familjen “për jetë më të mirë”

Lajme

Ku shkoi për të jetuar moderatorja që e la Kosovën bashkë me familjen “për jetë më të mirë”

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 15:35
Myrvete Qerkezi

Ish-moderatoja e RTV21, Myrvete Qerkezi, e ka lënë Kosovën bashkë me dy fëmijët e saj për siç ka thënë “drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetë”.

Ajo ka shkuar për të jetuar në Amerikë bashkë me familjen e saj.

Lajmin për largimin nga Kosova e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një shkrimi emocionues në profilin e saj në FB.

Postimi i saj i plotë:

Ne të tre, drejt një rruge të gjatë. Drejt një rruge me shpresa të mëdha për një kapitull të ri e më të mirë në jetën tonë.

Jam e vetëdijshme deri në qiell se do të na mungojë ky vend me të mirat e të këqijat që i ka.

Në këto momente të ndjeshme dua t’i kujtoj vetëm të mirat që mi dha Kosova.

Ky vend mua personalisht më ofroi shumë mundësi. Isha me fat që dita me i shfrytëzua dhe realizuar shumicën nga ato mundësi. Isha me fat që pata rreth meje njerëz të mirë që më ndihmuan dhe më mbështetën në realizmin e ëndrrave të mia.

Në rrafshin profesional dhe të jetës sime në përgjithësi.

Krenohem me shoqërinë që pata. U jam falënderuese, mirënjohëse e kurrë nuk do t’i harroj.

Isha e bekuar që u rrita dhe u edukova në këtë vend.

Isha me fat që pata pranë familjen time që më përkrahu gjithandej ku pata nevojë. Më qëndruan afër dhe më dhuruan dashurinë prindërore e familjare pa të cilën zor se do t’ia arrija.

Sa e madhërishme qenka mbështetja e familjes. Sa sublime qenka dashuria që ta dhuron familja.

E tani, teksa po ndahem nga Kosova ime e dashur e po shkoj shumë larg saj për të jetuar, nga zemra i shprehi dëshirën time të pafundme se do ta vizitoj sa herë të më jepet mundësia. Këtë vend të dashur për mua nuk do ta lë të më mbetet vetëm pjesë e ëndrrave të mia.

Miq të dashur!

Ju kolegë të mi të respektuar!

Familja ime që më je zemra e shpirti im!

E ti Kosova jonë e dashur!

Ju pafsha të qeshur, të hareshëm, të gëzuar e duke lulëzuar çdo ditë të lume!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat