Politikani serb qysh nga koha e kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe kryetari i Forumit Kombëtar Serb, Momçillo Trajkoviq ka deklaruar se Marrëveshja që u arrit kohë më parë për dokumentet personale është e mirë nga pikëpamja e qytetarëve që do të mund të “komunikojnë pa ngarkesë” dhe të udhëtojnë pa u ndalur.
Nga pikëpamja politike përfaqëson një gur tjetër në themel të pavarësisë së Kosovë”.
Ish “guvernatori” i Kosovës nga koha e Millosheviqit dhe kryetari i FKS, Momçillo Trajkoviq, në një debat në Qendrën Mediale në Çagllavicë ka thënë se marrëveshja e arritur kohë më parë për dokumentet personale do ta qetësojë situatën në Kosovë, por ai pyet përse ishte sjellë situata deri në vlim dhe në frikësim të qytetarëve, sidomos të atyre në veri të Kosovës, nëse është dashur të bëhet ajo që duhej të bëhet para disa vitesh kur u arrit marrëveshja për lirinë e lëvizjes.
“Nga perspektiva e politikës së Serbisë dhe strategjisë që i ka vendosur vetes, ky është një gur i rëndësishëm në themelin e pavarësisë. Unë pajtohem me Vuçiqin se kjo nuk është njohje e pavarësisë, por nuk mund të mos themi se është një gur i rëndësishëm në themelet e forcimit të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Momçillo Trajkoviq.