Maloku: Dhuna në “It’s my Home”, arritje e suksesshme e shikueshmërisë

Lajme

Maloku: Dhuna në “It’s my Home”, arritje e suksesshme e shikueshmërisë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 00:51
Valon Maloku

Drejtori i TV-First Channel, Valon Maloku e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në reality show ‘It’s my Home”.

Maloku në Politiko tha se ju ka bërë ftesë të gjithë atyre që janë të interesuar, ta vizitojnë shtëpinë e ndërtuar e cila është nën monitorimin e kamerave.

“Nëse folim si arritje të shikueshmërisë, për atë është sukses, se çka ka brenda është reality show.

Ju kam bërë ftesë të gjithëve që të vijnë te shtëpia që është ndërtuar, ku këta janë aty, dhe që janë nën monitorim të kamerave, ta shihni se çfarë po ndodh aty”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat