Vuçiq në aksion, fillon një takim të rëndësishëm - temë kryesore Kosova

Lajme

Vuçiq në aksion, fillon një takim të rëndësishëm - temë kryesore Kosova

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 14:21
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në orën 13:00 ka mbërritur në Patriarkanë, ku po zhvillon një takim me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfiri, për situatën në Kosovë, raporton Veçernje Novosti, transmeton "Bota sot".

Vuçiq paraprakisht është takuar edhe me ambasadorët e Kinës dhe të Federatës Ruse në Serbi - Chen Bo dhe Aleksandra Bocan - Harçenko, të cilët i ka njoftuar për përmbushjen e obligimeve të dakorduara në dialogun e Brukselit.

Ai ka deklaruar se Beogradi ka bërë gjithçka, ndërsa Prishtina nuk ka dhe refuzon të përmbushë detyrimet e marra.

Vuçiq para kësaj ka njoftuar anëtarët e qeverisë për situatën në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat