Rasti tragjik në Malësinë e Madhe, këta janë babë e bir që humbën jetën

Lajme

Rasti tragjik në Malësinë e Madhe, këta janë babë e bir që humbën jetën

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 12:29
Babë e bir që humbën jetën

Pas 16 orësh kërkime, mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e pajetë të babë e bir në Bogë, Malësi e Madhe.

Makina e tyre u mor përpara nga rrjedha e lumit.

Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.

Vajza ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir u morën nga rrjedha e ujit të vrullshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat