Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Mbahet ‘Simpoziumi i Parë i Energjisë 2022”, që organizohet nga Komiteti Nacional CIGRE Kosovë. (Hotel EMERALD, ora 09:00)

Mbahet Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.( Kuvendi i Kosovës, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia qendrore e AAK-së. Ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. ( Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”. Hulumtimi nxjerr në pah gjendjen rajonale të fuqizimit ekonomik të grave, si dhe dimensionet institucionale dhe sociale përmes një qasjeje krahasimore. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i veprimtarit, Xhemail Mustafa me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij. ( Fshatin Gllamnik, Podujevë, ora 10:00)

UNDP organizon ceremoninë përmbyllëse për të shënuar përfundimin e Projektit për Ndihmë Humanitare të financuar nga BE. ( Klan Arena ora 10:00)

Komuna e Prizrenit organizon konsultim publik lidhur me projekt planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023 ( Salla e kuvendit, Shtëpia e Bardhë ora 10:00)

Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alyson Grunder do të administroj betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë. Marrin pjesë drejtoresha e Korpusit të Paqes Dr. Carolyne Siganda dhe presidentja Vjosa Osmani. ( Hotel International Prishtina, 10:00)

Instituti Albanologjik mban konferencën shkencore “Një komb një gjuhë”. (Objekti i Institutit, ora 11:00)

OJQ Aktiv mban konferencë ku do të publikohen dy raporte vjetore për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat. (Hotel Sëiss Diamond , ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shpall “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës, Xhemal Jasharin, vëllai i dëshmorit Ismet Jashari-Komandant Kumanova, Skënder Sinanin, vëllai i dëshmorit Tahir Sinani dhe Shpëtim Idrizi, deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. ( Kuvendi Komunal Malishevë, ora 11:00).

Nënshkruhet marrëveshja nga “Valon Vataj Foundation” për financimin e librit të fotoreporterit Ilaz Bylykbashi, në të cilën dokumentohen me anë të fotografive ngjarjet që lanë shenjë në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. (Objektet e zyrës “Valon Vataj Foundation”, rrethrrotullimi i Rrugës C, ora 11:00).

Federata e Basketbollit të Kosovës mban konferencë për media do të nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Në këtë konferencë do të shpalosen detaje lidhur me organizimin e Superkupës, që do të mbahet nga 7 deri më 11 dhjetor 2022.( Zyrat e Federatës së Basketbollit, ora 13:00)

Lista Serbe mban protestë në Mitrovicën Veriore. (Ora 15:00)

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantojë buxhetin para qytetarëve të Mitrovicës. (Teatri i Qytetit, Mitrovicë, ora 17:00)

Ambasada e Francës në Kosovë organizon mbrëmjen “Beaujolais Nouveau”. (Hotel “Sirius”,ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat