Vuçiq ankohet për tekstin e ri të “planit franko – gjerman” që Lajçak ua ka dorëzuar palëve

Lajme

Vuçiq ankohet për tekstin e ri të “planit franko – gjerman” që Lajçak ua ka dorëzuar palëve

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:01
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se teksti i ri i propozimit franko-gjerman që kanë marrë palët nuk është përmirësuar në  pjesët ku Serbia e konsideron se duheshin bërë përmirësimet

Vuçiq tha se europianët  “nuk e kanë përmbushur atë që është kërkuar” nga Serbia.

“Ne jemi të gatshëm të flasim, nuk refuzojmë asgjë paraprakisht, përveçse e kemi bërë të qartë me shkrim, jo ​​vetëm verbalisht, se cilat janë vijat tona të kuqe dhe çfarë nuk mund të pranojmë. Ne jemi të gatshëm të flasim, jemi gati për zgjidhje kompromisi dhe ne do të vazhdojmë të flasim”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat