Panik në aeroplanin që ishte nisur drejt Bazelit nga Prishtina, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër

Lajme

Panik në aeroplanin që ishte nisur drejt Bazelit nga Prishtina, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër

Më: 19 janar 2023 Në ora: 00:43
Ilustrim

Një aeroplan që ishte nisur sonte nga aeroporti i Prishtinës drejt Bazelit të Zvicrës, është detyruar të kthehet sërish pas ngritjes në ajër.

Pas 40 minutave qëndrimi në ajër, aeroplani është ulur, pasi që një problem ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës.

Si rezultat, mes udhëtarëve është shkaktuar panik dhe frikë.

Sipas një udhëtareje që ishte brenda aeroplanit, problemi qëndronte me derën e aeroplanit, e cila nuk ishte mbyllur mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat