Pamje të dhimbshme: Viçi mbytet nga vërshimet në Skenderaj

Lajme

Pamje të dhimbshme: Viçi mbytet nga vërshimet në Skenderaj

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:08
Viç

Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Tushile të Skenderajt.

Nga këto vërshime që kanë hyrë në çdo objekt të mundshëm, është mbytur një viç, pasi ujërat e mëdha hynë edhe në stallën ku kjo kafshë po qëndronte.

Komuna e Skenderajt është njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet që janë shkaktuar edhe në disa pjesë të tjera të territorit të vendit.

Ishte kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ai i cili shpalli qysh dje gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e komunës.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri më 25 janar.

Image
Ngordhja e vicit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat