Afera e ish-agjentit të FBI me oligarkun rus dhe SHIK-un shqiptar, përmendet edhe një politikan i Kosovës

Lajme

Afera e ish-agjentit të FBI me oligarkun rus dhe SHIK-un shqiptar, përmendet edhe një politikan i Kosovës

Më: 24 janar 2023 Në ora: 18:24
Charles McGonigal

Autoritetet amerikane kanë arrestuar Charles McGonigal një veteran që të FBI-së që kishte punuar aty për 22 vjet dhe që ishte pensionua në vitin 2018. Ndaj tij rëndojnë dy akuza. Ai po dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ka dalë në pension dhe akuza e dytë është se ka fshehur qindra mijëra dollarë që ka marrë nga një ish-punëtor i Shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë derisa ishte zyrtar i lartë në byro. 

McGonigal ka dorëzuar pasaportën e tij dhe aktualisht i është ndaluar çdo udhëtim ndërkombëtar.

Prokuroria pretendon se McGonigal gjatë disa udhëtimeve të tij jashtë shtetit nuk i ka raportuar në formularët e qeverisë amerikane. Këtu përfshihen një takim me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan nga Kosova dhe disa persona të tjerë, shkruan CNN.

Në një takim, prokurorët pretendojnë se McGonigal i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë kryesore ruse ”. 

Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat