"24 prill, 20, 23, a?": Analisti nga Mitrovica ia huq me datën e zgjedhjeve, i kërkon "ndihmë" bashkëbiseduesit

Lajme

"24 prill, 20, 23, a?": Analisti nga Mitrovica ia huq me datën e zgjedhjeve, i kërkon "ndihmë" bashkëbiseduesit

Më: 27 mars 2023 Në ora: 18:34
Emir Azemi

Emir Azemi, ish-zëvendëskryesues në Mitrovicën e Veriut, ka bërë një gabim në datë. I ftuar në emisionin “Info Magazine”, z. Azemi nuk ka arritur t’ia qëllojë saktësisht datën e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës, të cilat do të mbahen më 23 prill.

“Meqënëse mundësitë ligjore ishin këto, ishte hapur një afat ligjor ku serbët mund të kandidonin, i njëjti është shtyrë dhe së fundmi është mbyllur” – theksoi gazetari që po e intervistonte z. Azemin.

Por, Azemi, me të cilin moderatori tha se do të analizonte situatën e zgjedhjeve në veri, nuk arriti t’ia qëllonte datën e zgjedheve të 23 prillit. Atij në ndihmë i doli Betim Osmani, kandidat në këto zgjedhje në veri.

“Është çudi, ne kishum një proces zgjedhor që u hap, u mbyll, mëpastaj u shty, dhe prapë u caktu një datë e zgjedhjeve që ishte, nëse s’gaboj, prilli, po e harroj datën, 24 apo? 24 prilli, Blerim, 20, 23, 23 prill?” – dëgjohet tek thotë z. Azemi, që nuk arriti t’ia qëllonte datën e zgjedhjeve.

Kujtojmë që për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk ka aplikuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat