Petkoviq i del në mbrojtje shefit, i reagon Velës pas fjalëve për Vuçiqin

Lajme

Petkoviq i del në mbrojtje shefit, i reagon Velës pas fjalëve për Vuçiqin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:37
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, i ka reaguar shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani, pasi Vela e ka quajtur Aleksander Vucicin njeri të marrë për shkak të deklaratave të fundit rreth zgjedhjeve lokale në veri të Republikës së Kosovës.

Petkovic i ka thënë Velës se “urrejtja jotë e sëmurë është e kotë, serbët nga Kosova nuk të duan”,

Njeriu i Vucicit tutje ka thënë se nëse nesër do të votojnë më shumë se 100 serbë në zgjedhjet lkcale “qeverisni për tri mandate”.

Sipas Petkovicit ky është edhe fakti që “e nervozon” Velën.

Shefi i stafit të presidents, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pasi ky i fundit ka akuzuar vendet e QUINT-it si “gënjeshtar” dhe sot gjatë gjithë ditës nëpër media ka folur për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve locale të 23 prillit.

Vela thotë se deklarimet e tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i marrë.

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani tutje ka thënë se Vucic duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skriptën që po përdor.

“Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të forte”, ka shkruar Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat