U tha se nuk e donte Kosovën e pavarur, vjen ‘goditja’ nga avokati shqiptar: Saliu u zhyt, Uashingtoni do të ekspozojë provat që do ta fundosin!

Lajme

U tha se nuk e donte Kosovën e pavarur, vjen ‘goditja’ nga avokati shqiptar: Saliu u zhyt, Uashingtoni do të ekspozojë provat që do ta fundosin!

Nga: A.M. Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:54
Avokati Spartak Ngjela dhe Sali Berisha

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale pasi CIA zbardhi dokumentin që vërtetonte se ish-kryeministri Sali Berisha loboi në Amerikë sepse nuk donte Kosovën e pavarur.

Avokati Ngjela vlerëson se tashmë Uashingtoni do të ekspozojë provat kundër Berishës.

Sipas tij, politika amerikane duhet ta kuptojë që për shqiptarët kjo është koha për denoncimin e veprimtarisë subversive antishqiptare të Sali Berishës.

“Këta janë ndoshta fluksi i fundit antishqiptar në median shqiptare. Sepse, shumë keq do ta kenë kur të fillojnë hetimet e Perëndimit për aktivitetin e Saliut në bashkëpunim me Alkaedën, në bashkëpunim me Beogradin kundër Shqipërisë, në bashkëpunim me krimin e organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me Moskën kundër Shqipërisë”, shkruan Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Saliu u zhyt.

Me të po qeshim

Dhe ne

Nga shpia në rrugë

Nga rruga në kafene.

Por, ndërkohë pyetja është: Politika amerikane a do t'ia zbardhë shqiptareve të gjithë dosjen antishqiptare që ajo ka për Saliun?

Kjo është koha e duhur.

Saliu është i zhytur në një goditje të brendshme partiake.

Lëvizja Berisha-Meta pësoi një goditje me abstenim nga rreth 300 mijë votuesish të Partisë Demokratike...

Votimet e 14 majit ishin një referendum i egër anti-Berishë.

I vonuar ishte si akt, por pozitiv në lidhje me politikën në Shqipëri.

Kurse Saliu bën sikur s'kupton.

Po të blerët pseudo-analistë që nuk flasin për zhytjen Sali?

Këta janë ndoshta fluksi I fundit antishqiptar në median shqiptare. Sepse, shumë keq do ta kenë kur të fillojnë hetimet e Perëndimit për aktivitetin e Saliut në bashkëpunim me Alkaedën, në bashkëpunim me Beogradin kundër Shqipërisë, në bashkëpunim me krimin e organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me Moskën kundër Shqipërisë.

Janë shumë...

Por, shenjat po duken se Uashingtoni do të ekspozojë provat anti Sali.

Politika amerikane duhet ta kuptojë që për shqiptarët kjo është bash koha për denoncimin e veprimtarisë subversive antishqiptare të Sali Berishës.

Zoti Biden; Zoti Blinken!

Ju jeni shprehur se shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të të Amerikës.

Dhe, kjo është një e vërtetë absolute.

Por, edhe shqiptarët po duan të njihen me provat e antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit Berisha.

Antishqiptarizmi dhe antiamerikanizmi është sot një binom antishqiptar, me liderët shqiptarë të shitur në  Moskë, në Beograd dhe në Athinë.

Shqiptarët po presin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat