Tetë raste të dhunës psikike e fizike në familje – kërcënime edhe kur po intervistohej nga policia

Lajme

Tetë raste të dhunës psikike e fizike në familje – kërcënime edhe kur po intervistohej nga policia

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raportin 24 orësh janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

\Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri.

Madje në rastin në Prizren, gjatë kohës që viktima po intervistohej nga Policia e njëjta ka pranuar dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.

Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës:

Prishtinë 20.06.2023-10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt .

Drenas 20.06.2023-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Kaçanik 20.06.2023-22:40. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 20.06.2023-12:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.

Prizren 20.06.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 20.06.2023-07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari  janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 20.06.2023-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat