“Normalitet shumë i çuditshëm”, Petrit Selimi flet për vizitën në Ukrainë

Lajme

“Normalitet shumë i çuditshëm”, Petrit Selimi flet për vizitën në Ukrainë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:39
Petrit Selim

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në emisionin “Frontal” në T7 ka folur rreth vizitës së tij në Ukrainë.

Ai ka thënë se në shikim të parë, dukej në Kiev nuk ka luftë, duke e quajtur “normalitet shumë të çuditshëm”

“Kievi qytet i madh, 3 milionë banorë, në shikim të parë mos me dit që ka luftë. E sheh një normalitet shumë të çuditshëm, ende ka objekte të mëdha shumëkatëshe sikur në Pejton duke u ndërtu, me krane. Shenja të luftës nuk kishte rrugë dhe i pyeta pse po ndërtoni në mes të luftës, me gjasë presidenti Zelensky iu ka thënë oligarkëve mos u ndalni sepse është shenjë e vetëbesimit që ne nuk do të dorëzohemi. Shiheshin shitore, restorante, shumë të huaj, ushtarakë, biznesmenë, organizata humanitare”, tha Selimi.

Ai tregoi për shenjën e parë të luftës.

“Shenjën e parë të luftës e kam parë në sheshin e famshëm në Mejdan, familjet e ushtarëve të vrarë e kishin vendosur nga një flamur dhe ishin dhjetëra mijëra flamuj, ndonjë amerikan, britanez, kandadez”, tha ai.

Selimi tha se  ka pasur raste kur ka pasur edhe reklama të ndryshme.

“Në anën tjetër, vendoseshin reklamat e Iphone 15 pro, restorantet kishin një jetë në shikim të parë normale, por pastaj kur flet me ukrainasit e sheh që secili prej tyre ka trauma, vdekje në familje, shoqëri”, tha Selimi.

Për të shkuar në Ukrainë, Selimi tha se është pajisur me vizë nga ambasada e Ukrainës në Shkup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat