Armatoset Serbia, Vuçiq: Po blejmë gjithçka e gjithkah

Lajme

Armatoset Serbia, Vuçiq: Po blejmë gjithçka e gjithkah

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 21:21
Aleksander Vuçiq

11 helikopterë luftarakë të tipit MI 35P (prodhim rus) Serbia të enjten i bëri të vetat. Këto mjete Beogradi i bleu nga Qipro, shtet ky anëtar i Bashkimit Evropian (BE).

Pos këtyre në prezantimin e mjeteve tjera të reja që ushtria serbe i shfaqi në një aeroport ushtarak në Batajnicë në afërsi të Beogradit, ishin edhe dy avion transportues që i bleu nga Spanja.

Sikur Qipro, ashtu dhe Spanja, bashkë me tre shtete tjera anëtare të BE-së, nuk e pranojnë Kosovën shtetet të pavarur e sovran.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori guximin të flasë në emër të kësaj pesëshe evropiane,  duke thënë se ata nuk do ndryshojnë qëndrim ndaj pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008 në Prishtinë.

“Natyrisht Spanja dhe Qipro, janë gjithnjë më të fortat kundër. Njëjtë janë edhe Sllovakia, Rumania e Greqia, të cilët janë miqtë tanë të sinqertë e të mëdhenj. Pra nuk shoh ndonjë frikë, sa i përket raporteve të tyre ndaj Serbisë, dhe respektimit të Kartës së OKB-së në fund të fundit”, tha kryetari i Serbisë.

Pos kësaj Vuçiq, theksoi se po blejnë “gjithçka e gjithkah” kur u pyet për furnizimin me armatim të shtetit të tij.

Ndryshe sikur të mërkurën ashtu dhe të enjten në Serbi për vizitë qëndroi presidenti qipriot, Nikos Christodouiles. Ai, ripërsëriti qëndrimin e Nikozisë zyrtare se nuk do ndryshojnë vendimin për mosnjohjen e Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat