Thyhet vetura e diplomatit turk në Prishtinë, hajnat ia vjedhin çantën me gjësende personale

Lajme

Thyhet vetura e diplomatit turk në Prishtinë, hajnat ia vjedhin çantën me gjësende personale

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Cak i hajnave gjatë ditës së djeshme ishte vetura e një punonjësi të ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se diplomati turk ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka vërejtur se vetura e tij që ishte e parkuar në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ ishte thyer nga hajnat.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin dokumentet personale, kartelat bankare e gjësende tjera personale.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat