Ky është 22 vjeçari, Altin Hoti nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në aksident trafiku në Itali

Lajme

Ky është 22 vjeçari, Altin Hoti nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në aksident trafiku në Itali

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:23
Altin Hoti

Një 22-vjeçari nga Raktoci i Rahovecit është në mesin e viktimave në aksidentin tragjik në Itali.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i ka shprehu ngushëllime familjes, teksa ka treguar se e njëjta familje ka humbur edhe djalin tjetër në një aksident tjetër trafike disa muaj më parë.

Njoftimi i plotë i tij:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.

Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!
Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!

Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat