Garda e vjetër e PDK-së në një odë dëgjon këngë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, “Të fala Parisit, e të fala Brukselit”

Lajme

Garda e vjetër e PDK-së në një odë dëgjon këngë për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, “Të fala Parisit, e të fala Brukselit”

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 06:46
Garda e vjetër e PDK-së

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në profilin e tij në ‘facebook’ teksa shihet bashkë me Hajredin Kuqin, Hajdar Beqën, Rashit Qalajn dhe Elmi Reçicën.

Hoxhaj ka treguar që ndodhen në odën e Fadil Marevcit, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga për Thaçin e Veselin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli janë arrestuar nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit 2020.

Arrestimi i tyre erdhi pasi që u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, Aktakuzë kjo prej 68 faqesh.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat