Caktohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj gazetarit Syla

Lajme

Caktohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj gazetarit Syla

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 18:24
Valon Syla

Të hënën më 30.06.2025 nga ora 10:00, do mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë në rastin e gazetarit dhe drejtorit të gazetës “Metro”, Valon Syla, i dyshuar për “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Syla është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Derisa, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gazetarit Valon Syla, t’i shqiptohet masa “e ndalimit të afrimit vendit dhe personit të caktuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat