Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë

Lajme

Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Koha e pritjes së qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdares arrin deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  pritje janë regjistruar edhe tek Dheu i Bardhë ku ato arrijnë deri në 90 minuta.

Gjendja në Jarinje është pak më mirë ku me pritje nga 20 deri në 40 minuta, kurse në pikat tjera kufitare ato mbërrijnë deri në 10 minuta.

Për të dalë nga Kosova, në Jarinjë qytetarëve iu duhet tëp resin deri në gjysmë ore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat