Dogana ndalon produkte të falsifikuara të “Apple”

Lajme

Dogana ndalon produkte të falsifikuara të “Apple”

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Dogana e Kosovës, ka realizuar një ndalim të suksesshëm të mallrave me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartwatch).

Që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat