Thirrni policinë nëse shihni këtë grua, dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Ferizaj

Lajme

Thirrni policinë nëse shihni këtë grua, dyshohet se vodhi në një qendër tregtare në Ferizaj

Më: 25 mars 2026 Në ora: 09:42
E dyshuara

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit zyrtar, vepra penale ka ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personi i dyshuar, fotoja e të cilës është publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje” nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka ndodhur me datën 06.01.2026 në një qendër tregtare në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

“Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat