Zbulohen pamjet dhe titulli nga kënga e Arilenës dhe Albanit!

Mediale Vip

Zbulohen pamjet dhe titulli nga kënga e Arilenës dhe Albanit!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Alban Skënderaj, Arilena Ara

Para disa ditësh u raportua se Arilena Ara dhe Alban Skënderaj kanë përgatitur një super bashkëpunim që pritet të vijë së shpejti. Dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi.

Por, sot dy artistët kanë zbuluar titullin e projektit që është “A i sheh”. Në foton e publikuar prej tyre në rrjetet sociale, ata shihen përballë njëri-tjetrit mbi një kodër.

Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt.

Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.

Risjellim në vëmendje se pas pjesëmarrjes së saj në festivalin e RTSH me këngën “Shaj”, që doli edhe kënga triumfuese, Arilena nuk ka publikuar projekte të reja.

E njëjta gjë vlen edhe për Albanin, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar këtë vit nuk ka qenë shumë aktiv me prurje të reja.

Projekti i tij i fundit erdhi 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe titullohet “Parajsa ime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat