Me kë i ka Mozzik këto kunja

Mediale Vip

Me kë i ka Mozzik këto kunja

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Mozzik

Kur fansat janë në mes të një tymnaje sa i përket raportit të Mozzik dhe Capital T, pas freestyle të këtij të fundit, autori i hitit “Madonna” ka publikuar një mori statusesh në Instastory.

Nuk dihet se kujt i drejtohen dhe a lidhen me zërat aktualë rreth marrëdhënies së tyre, por reperi i dashur shqiptar shkruan:

Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.

Fansat kanë filluar të mendojnë se këto fjalë janë kundërpërgjigje ndaj Capital T, por përsa kohë vetë Mozzik nuk është prononcuar publikisht për këtë çështje s’mund të jepen emra konkretë.

Sakaq, Loredana ka hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram Capital T, ndonëse ky i fundit vijon ende ta ndjekë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat