“Ktheni burrat që janë “burra”!

Mediale Vip

“Ktheni burrat që janë “burra”!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:10
Harry Styles

Këngëtari britanik Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në coverin e Vogue në historinë 127-vjeçare të revistës.

Teksa shfaqej duke veshur fustane e funde, ai foli për thyerjen e barrierave gjinore në veshjen e tij dhe evoluimin e stilit të tij gjatë viteve.

Sidoqoftë, jo të gjithë e mirëpritën këtë paraqitje të tij, mes tyre edhe autorja amerikane Candace Owens, e cila shkruante në një status në Twitter se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.

Statusi i saj shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale ndërsa figura të ndryshme publike dhe fansat u bashkuan të gjithë për të mbrojtur ish-anëtarin e One Direction.

Olivia Wilde ia ktheu me një koment të vetëm, duke shkruar:”Je patetike”.

Kathy Griffin gjithashtu i doli në mbrojtje këngëtarit britanik, duke shkruar “Candy Owens nuk e di se çfarë bën për të dalë kundër Harry Styles”.

Nuk mbeti pa një koment as Jameela Jamil e cila u shpreh: “Harry Styles është mjaft burrëror, sepse burrëror është çdo gjë që ti bën, jo ajo që vendosën disa persona të pasigurt, toksikë, homofobë, qindra vjet më parë. “

Kurse Zach Braff shkroi: “Të gjithë jetën tonë djemve dhe burrave u thuhet se duhet të jemi burrëror. Jeta është e shkurtër. Bëhuni cilindo që dëshironi të jeni”.

Harry Styles publikoi  në Instagram më 2 dhjetor një foto nga xhirimet e tij në kopertinën e Variety dhe me sa duket iu përgjigj statusit të Candace Owens.

Artisti 26-vjeçar ndau një fotografi ku  shihej i veshur me një kostum të Palomo Spain dhe duke ngrënë një banane, teksa shkroi: “Duke kthyer burrat “burra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat