Dulce Maria bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Dulce Maria bëhet nënë për herë të parë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Dulce Maria me bashkeshortin

Me siguri të gjithë e mbani mend Robertën e “Rebelde”, fokëkuqen që sillte vërdallë gjithë shkollën dhe dashuronte Diegon.

Por tani kanë kaluar shumë vite nga ajo periudhë dhe të reja vinë nga jeta e Dulce Marias. Ditën e djeshme ajo është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja e suksesshme dhe partneri i saj producentin Paco Alvarez kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Maria Paula.

"Nuk ka fjalë që mund të shprehin gjithçka që ndiej … së pari, falënderoj Zotin që na bëri të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe nga Zoti, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë … një përvojë transformuese. Gjithcka ja ka vlejtur të të njoh dhe te kem tani në krahët e mi luftëtar i vogel, faleminderit @pacoalvarezv babai më i mirë për fëmijën tonë të bukur që erdhi të ndryshojë jetën tonë. María Paula të duam me gjithë qenien tonë. Premtoj të bëj gjithçka që të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur Të duam!"

Dulce dhe bashkëshorti i saj kanë më shumë se 4 vite lidhje dhe në 2019 venodsën të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, duke i thënë “po” njëri-tjetrit në altar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dulce Maria (@dulcemaria)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat