Dafina Zeqiri i bashkohet kampanjës “Shkolla hap dyert e botës” nga HANDIKOS

Mediale Vip

Dafina Zeqiri i bashkohet kampanjës “Shkolla hap dyert e botës” nga HANDIKOS

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Dafina Zeqiri

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo bëri të ditur se i është bashkuar një kampanje.

Bëhet fjalë për “Shkolla hap dyert e botës” nga HANDIKOS, që promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollim.

Image

“Sot me kënaqësi iu bashkova kampanjës së HANDIKOS-it “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë”, u shpreh ajo.

Tutje Dafina shtoi: “Unë nënshkrova instilacionin duke shpresuar se shteti do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët në Kosovë, ashtu siç e meritojnë”.

Po ashtu, këngëtarja publikoi edhe disa imazhe, ku shihej duke vënë nënshkrimin në një tabelë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat