Shawn Mendes tregon mesazhet e fundit me Camila Cabellon

Mediale Vip

Shawn Mendes tregon mesazhet e fundit me Camila Cabellon

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Camila Cabello, Shawn Mendes

Shawn Mendes kohët e fundit ka qenë i pranishëm në shumë intervista për të promovuar albumin e tij të fundit “Wonder”.

Intervista e fundit që ka realizuar ishte ajo në “The Late Late Show” me James Corden, ku pjesa që shkaktoi më shumë bujë ishte loja “Spill Your Guts or Fill Your Guts”, ose siç ka ardhur në televizionet tona “Haje ose ndaje”.

Këtë herë kjo lojë u realizua në Skype pasi për shkak të rregullave të pandemisë James ishte në studio dhe Shawn në shtëpinë e tij, ku para i ishin vendosur 3 pjatat e famshme.

Këngëtarit iu bënë tri pyetje të vështira siç ishte renditja e bashkëpunimeve të tij me Justin Bieber, Taylor Swift dhe të dashurën Camila Cabello, e cila ishte zgjedhja e tij e parë.

Por, refuzoi të zgjidhte mes Justin dhe Taylor e si rrjedhojë hëngri një prej ushqimeve. Ai madje hëngri patetina me akrep kur u pyet për kontratën e tij më fitimprurëse.

Megjithatë një pyetjeje të cilës Shawn iu përgjigj ishte në lidhje me leximin e pesë mesazheve të fundit që ai i kishte dërguar të dashurës së tij.

“Kjo nuk është aspak pyetje e vështirë,” u përgjigj Shawn para se të lexonte mesazhet.

“A është e  pakëndshme intervista? Si po shkon? Ew lol,” i shkruante Camila Shawn.

“Lol. Intervista ishte e mrekullueshme, por tani unë jam gati të ha disa gjëra bruto,” ia kishte kthyer Shawn. “Kjo është e mahnitshme. A do bësh të njëjtën gjë me Matthew [McConaughey]?”

“Jo. Ma shpif.” Camila u përgjigj.

Pasi zbuloi mesazhet, James tha, “Kjo është me të vërtetë zhgënjyese”, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

Dy ditë më parë këngëtari kanadez dhe e dashura e tij u bënë fansave të tyre një dhuratë të hershme për Krishtlindje duke publikuar këngën e tyre të papritur “për të përhapur dashuri dhe mirësi”, siç ata e cilësuan.

Camila dhe Shawn publikuan versionin e tyre të “The Christmas song”, që për 13 orë numëron mbi 1.1 milionë klikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat