Zbulohet si qëndron e vërteta e lidhjes së Kanye West me Jeffree Star

Mediale Vip

Zbulohet si qëndron e vërteta e lidhjes së Kanye West me Jeffree Star

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:47
Kim Kardashian dhe Kanye West

Ndarja e Kim Kardashian dhe Kanye West bëri xhiron e mediave rozë ditën e djeshme. U tha se çifti po shkonin drejt divorcit dhe se Kim ndihet shumë e lodhur nga problemet me bipolaritetin të partnerit të saj. Menjëherë pas lajmeve për ndarjen e tyre, nisën edhe spekulimet se Kim mund të nisë një lidhje me analistin e CNN, Van Jones.

Ndërkohë që për Kanye West doli një tjetër lajm, që shokoi të gjithë fansat. Në Tik Tok u shpërnda me shpejtësi lajmi se reperi kishte tradhtuar partneren e tij me  Jeffree Star, artistin e famshëm të makeup-it. Sipas këtyre lajmeve reperi është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit. Daniel “Keemstar” Keem kërkoi një prononcim nga Star në lidhje me këtë teori dhe mori si përgjigje: “Hahaha. Unë jam duke kaluar bukur në Wyoming, ejani vizitojeni ndonjëherë!”.

Mirëpo në gjithë këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë. Burime shumë të afërta me Kanye dhe Kim i kanë mohuar të gjitha pretendimet e ngritura në Tik Tok.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në thashethemet për Jeffree dhe Kanye”, kanë thënë burimet.

Ndërsa Star i ka hedhur benzinë zjarrit, në vend që ta shuante, duke bërë disa postime me nënkuptim në rrjete sociale. Artisti i njohur publikoi një video të tij në Instagram duke supozuar se ishte në Wyoming, vend në të cilin jeton edhe Kanye.

“Jam këtë në shtetin e bukur të Wyoming. Përshëndetje bora në sfond dhe sot unë u zgjova dhe ka qenë një ditë shumë interesante”, shprehet Jeffree në video.

Ndërsa burime të tjera kanë thënë më herët për NBC News se Kim dhe Kanye po ndahen për probleme të zakonshme në një marrëdhënie dhe se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat