Gent Fatali flet pa doreza!

Mediale Vip

Gent Fatali flet pa doreza!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:18
Capital T, Gent Fatali, Era Istrefi

Rreth pesë vite më parë Capital T dhe Gent Fatali kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Qka don ajo”, por prej asaj kohe nuk janë parë më bashkë, madje nuk ndiqen as në Instagram.

Nisur nga kjo, i ftuar në emisionin “Thumb” në 2019 Gent Fatali është pyetur për raportin me Capital T. Ndonëse në intervista të tjera është shprehur se ka marrëdhënie të mirë, në fakt nuk ka qenë tamam kështu. Genti dhe Capital kanë patur një debat të vogël pas largimit të Gentit nga labeli Authentic.

“Në fillim kur kam dal prej “Authentic Entertainment” dhe kam kaluar tek “Max Production”, nuk është se jemi ndarë edhe aq mirë se ka qenë një kohë kur janë bërë disa gjëra kështu me nxitim, se ndonjëherë njeriu nxitohet për mënyrën si i zgjidh gjërat. Por me Capital t kam dal kam pirë kafe”.-ka thënë reperi.

Po ashtu, ai ka surprizuar jo pak me deklaratën e tij për Capital T mbrëmjen e sotme, teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”. Në këtë emision ishte i ftuar edhe babai i Capos, Agim Ademi dhe si duket i gjendur përball tij, Gentit i kanë shteruar të gjitha ngjarjet e të kaluarës.

Gjatë lojës së tij “Paintball”, Genti i tha se ka respekt për Capital T, me të cilin ka bashkëpunuar dikur.

Ndërkohë, reperi është pyetur edhe rreth një personi VIP me të cilin nuk flet. Ai ka shënjestruar Era Istrefin, duke treguar se dikur nuk flisnin, por tani janë “OK” në marrëdhënien e tyre.

Me Erën kemi patur një periudhë kur s’kemi folur, por i kemi rregulluar raportet.”-ka thënë ai.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes artistëve, por kujtojmë se Genti ka thënë dikur se ka qenë i parë që e ka bërë këngën e Era Istrefit  “E dehun” pasi ishte ideja e tij për atë këngë. Por nuk ka dalë siç ka dashur, e më pas Mixey ka thënë t’ia japin Erës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat