Fansat thonë se Demi Moore-n e kanë tjetërsuar operacionet plastike

Mediale Vip

Fansat thonë se Demi Moore-n e kanë tjetërsuar operacionet plastike

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:43
Demi Moore

Çelja e sfilatës Couture të Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verën e 2021-shit rezervoi një surprizë; shfaqjen në pasarelë të yllit Demi Moore. Portreti i aktores 58-vjeçare shkaktoi reagime të shumta, duke nxitur kështu zërat që thonë se Moore i është nënshtruar operacioneve të kirurgjisë plastike.

Ndjekës të shumtë të artistes, pas daljes së saj të djeshme përpara kamerave thanë se tanimë ajo nuk njihet dhe se nuk ka më asgjë të përbashkët me veten e saj dikur.

“Çfarë i ka bërë Demi Moore fytyrës? Hmmmmm, çfarë ka ndodhur me portretin e saj? Dreq o punë! Mendova fillimisht se ishte Caitlyn Jenner”, qenë disa nga komentet e fansave të saj, të cilëve nuk u shpëtoi sipas tyre, tjetërsimi i portretit.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Demi përflitet për ndërhyrje estetike.
Në vitin 2003 u tha se aktorja shpenzoi 250,000 dollarë në kirurgji plasitke, për të shndërruar dukjen e fytyrës dhe trupit të saj, në filmin “Charlie’s Angels: Full Throttle”.

Katër vite më vonë, në një intervistë për Marie Claire, Moore hodhi poshtë gjithçka, duke shtuar se nuk kishte kryer kurrë diçka të tillë dhe se në një farë mënyre ishte kundra ndërhyrjeve.

“Nuk më pëlqen ideja e të kryerit një operacion për të frenuar procesin e plaskjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat