Pas eliminimit, Redona tregon arsyen pse u përlot në studio

Mediale Vip

Pas eliminimit, Redona tregon arsyen pse u përlot në studio

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 06:38
Redona

Redona ishte konkurrentja e cila nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri, në natën e 13-të të spektaklit Love Story në TV Klan.

Ajo pati edhe një takim të gjatë romantik me 33-vjeçarin, gjatë transmetimit të së cilit Redona u përlot.

Ndërkohë, bukuroshja e cila erdhi nga Italia, ka treguar edhe emocionet e natës së 13-të, në një intervistë për programin “Daily Love Story”.

Si ndihesh në natën e 13-të të spektaklit?

Mirë por pak në siklet, të dyja bashkë.

Kush mendon se do të eliminohet?

Nuk e di, mbase edhe unë. Tek eliminimi nuk mund të kem asnjëherë vetëbesim sepse ai mund të më japi shumë siguri dhe në fund të më thotë ik. Nuk varet nga unë.

Çfarë do të dryshojë tek ti eliminimi?

Asgjë. Do kthehem në punë, në jetën time normale.

Më tej ajo ka sqaruar edhe faktin që u përlot gjatë transmetimit të takimit të saj me Saimirin, teksa ka thënë se ishin thjesht emocione të bukura.

“Unë nuk qava, unë u emocionova dhe ishin emocione shumë pozitive. E kam thënë gjithmonë që unë gjërat i shpreh me vepra”, deklaroi Redona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat