Si është e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me modelen italiane

Mediale Vip

Si është e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me modelen italiane

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:14
Robert Berisha, Maria Bove

Robert Berisha ka qenë një nga emrat më të përfolur këto ditët e funidt. Kudo në mediat rozë kryelajm ishte: Robert Berisha nis një lidhje të re. E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me modelen seksi italiuane, Maria Bove. Ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i vuri vulën dyshimeve për një lidhje pasi postoi në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.

Më vonë modelja publikoi dhe video të tjera, që na bënë të besonim se ata kishin nisur një lidhje të vërtetë me njëri-tjetrin. Në njërën nga videot Roberti shihej duke i fërkuar asaj këmbët, ndërsa në një tjetër shfaqeshin afër nëjri-tjetrit teksa këngëtari bënte shprehje të ndryshme në fytyrë.

Mirëpo duket se kjo marrëdhënie mes dyshes nuk do të zgjasë shumë, sepse mes tyre nuk ka asgjë serioze. “Prive” ka mësuar se ata thjesht kanë kaluar disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrt dhe se Roberti vazhdon të jetë beqar. Megjithatë duket se shoqërimet dhe flirtet me vajza seksi për të nuk do të mungojnë kurrë.

Image
Insta

Kujtojmë se për raportin e Robertit me Marian nuk mungoi as reagimi nga ish e dashura e këngëtarit, Jessica Kadiu. Kjo e fundit u shpreh se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe i vjen mirë që tashmë e ka kuptuar se kush e do me të vërtetë dhe kush për interesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat