Daft Punk njofton ndarjen pas gati 30 vitesh

Mediale Vip

Daft Punk njofton ndarjen pas gati 30 vitesh

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:16
Daft Punk

Dyshja e njohur franceze, Daft Punk, lajmëruan ndarjen pas 28 viteve.

Daft Punk, të cilët ishin përgjegjës për disa nga këngët elektronike më me ndikim të të gjitha kohërave, kanë njoftuar pensionimin e tyre pas gati 30 vjetësh, shkruan BBC.

Dyshja dha lajmin në një video mjaft enigmatike, të titulluar Epilog.

Në klip, muzikantët Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, kishin të veshur me kostumet e tyre si robot, teksa i jepnin lamtumirën njëri-tjetrit në shkretëtirë, para se njëri prej tyre të shkatërrohej.

Publicisti prej kohësh i bendit konfirmoi ndarjen për BBC.

I formuar në Paris në 1993, grupi solli në top lista me hite si, “One More Time”, “Da Funk” dhe “Around The World”

Kënga është marrë nga albumi tyre më i fundit, ‘Random Access Memories’, i cili fitoi Grammy për albumin e vitit në 2014.

Që nga ajo kohë, grupi ka mbajtur një profil relativisht të ulët – megjithëse ata bashkëpunuan me yllin e R&B The Weeknd në dy pista, Starboy dhe I Feel It Coming, në 2016.

“Ne nuk jemi interpretues, nuk jemi modelë, nuk do të ishte e këndshme për njerëzimin të shihte tiparet tona”, tha një herë Homem-Christo për revistën Rolling Stone, “por robotët janë emocionues për njerëzit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat