Aktorja e filmit “A Walk to Remember” bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Aktorja e filmit “A Walk to Remember” bëhet nënë për herë të parë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Mandy Moore

Mandy Moore, aktorja e njohur e filmit “A Walk to Remember” është bërë nënë. Lajmin e bëri të ditur vetë Moore me një postim në rrjete sociale duke shkruar se ajo dhe bashkëshorti i saj Taylor Goldsmith kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë dhe e kanë pagëzuar me emrin August.

Shkurt i thërrasin Gus.

“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë fiks në ditën e lindjes, duke i lumturuar prindërit e tij. Ishim përgatitur të binim në dashuri, por tejkaloi çdo imagjinatë tonën”-shkroi aktorja.

Mandy Moore është shprehur shpesh në intervista që dëshiron fëmijë, por prioriteti i saj ka qenë gjithmonë karriera. Derisa mësoi se ishte shtatzënë dhe jeta e saj ndryshoi.

Aktorja ka treguar se edhe bashkëshorti i saj e ka ndihmuar shumë dhe është e sigurt që ai do të bëhet baba shumë i mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mandy Moore (@mandymooremm)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat