Nushi lanson projektin e ri muzikor “Hustle”

Mediale Vip

Nushi lanson projektin e ri muzikor “Hustle”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:28
Nushi

Rep-artisti i njohur, Nushi, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Në rrjete sociale ai është tejet aktiv, duke ndarë në herë pas here imazhe që përshkruajnë jetën dhe karrierën profesionale.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, Nushi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor.

“Hustle” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Drippybeatz.

Në klip ai shihet me shoqëri derisa përshkruan me tekst jetën e rrugës, teksa të tilla xhirime i ka kryer Endrit Smajli dhe Leogzim Foniqi.

Kujtojmë se kënga është pritur tejet mirë nga admiruesit e muzikës së reperit. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat