“Rebelde” rikthehet në Netflix me disa ndryshime!

Mediale Vip

“Rebelde” rikthehet në Netflix me disa ndryshime!

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:34
Rebelde

Telenovela e ‘Rebelde’ është transmetuar në Shqipëri në vitin 2008 dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie.

Të gjithë të rinjtë ishin fiksuar pas saj, madje shpesh imitonin veprimet e aktorëve ose identifikoheshin me ta.

Në vitin 2008 të gjithë dëshironin të jetonin në kolegj, pasi e mendonin jetën po aq të bukur sa shfaqej në telenovelë.

Aktorët më kryesorë të ‘Rebelde’ ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’.

Anëtarët e grupit u takuan në dhjetor të 2019, kur edhe kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen bashkë dhe në të shkruanin: “Përgjithmonë”, duke ndezur shpresat tek fansat për një ribashkim.

Ribashkimi s’ka ndodhur ende, por lajmi i mirë është që “Rebelde” po vjen në Netflix!

Në fakt, të gjithë e kemi pritur kaq shumë këtë lajm, saqë na u duk i pabesueshëm! “Miqtë” tanë të adoleshencës po kthehen sërish!

Në fakt, jo vetë ata por një kast i ri, me të njëjtën histori.

Ka qenë vetë Netflix që ka konfirmuar rikthimin e të rinjve në Elite Way School, por në 2021-in, ata i përkasin një tjetër gjenerate. Kasti është zëvendësuar me aktorë të rinj, të cilët do të zhvillojnë skenat në të njëjtën shkollë, “Elite Way School”.

Personazhi i vetëm që do të luhet nga aktorja origjinale është ai i Celina Ferrer, por kësaj here vjen si drejtoreshë shkolle.

Pjesë e kastit të ri do të jenë Azul Guaita, Sergio Mayer Mori, Andrea Chaparro, Jerónimo Cantillo, Lizeth Selene, Franco Masini, Giovanna Grigio dhe Alejandro Puente.

Ende nuk dihen rolet e tyre përkatëse, por mbetet të presim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat