A do të rikthehen sërish Tea dhe Bearti në “Përputhen”?

Mediale Vip

A do të rikthehen sërish Tea dhe Bearti në “Përputhen”?

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:59
Tea dhe Bearti

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Roped with Olsi”, ishin Tea dhe Bearti të cilët diskutuan rreth lidhjes së tyre.

Ndër tjera, çifti thanë se tashmë janë qetësuar pas të gjitha akuzave nga produksioni dhe publikun

“Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoje komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam”, tha Tea.

Ajo zbuloi se fotot e para që bënë publik skandalin ata të dy i publikuan vetë, që të jetonin në qetësi lidhje e tyre.

“Fotot i publikuam vetë, se ishin selfie dhe nuk mund të bëj paparaci selfie. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të rrinim fshehur. Ne ishim mes maleve, në Bogë, dhe prapë dolën foto që ishim atje dhe kështu vendosëm t’i nxirrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç donim ne”, shtoi Tea.

A do të kthehen në “Përputhen” si opinionistë Tea tha: “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

Ndryshe, Tea dhe Bearti kishin filluar lidhjen e tyre pa dijeninë e publikut por pas disa kohë ata zbuluan gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat