Mahmut Ferati: Nga vëllai mora hapat e parë për muzikë

Mediale Vip

Mahmut Ferati: Nga vëllai mora hapat e parë për muzikë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:09
Mahmut Ferati

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati, ka treguar se vëllai i tij i ndjerë ka qenë personi nga i cili mori hapat e parë për muzikë.

Artisti tha se duke e përcjell vëllanë, ai nisi të merrej me muzikë.

“Në shkollë të mesme kam filluar me muzikë. Vëllai i ndjerë, ka qenë muzikant nga i cili i kam marrë hapat e parë. Ka qenë i shkolluar, e ka përfunduar Shkollën e Ulët të Muzikës por Zoti ia mori sytë dhe nuk ka pa. Duke e përcjell atë si fëmijë, më lindi edhe mua meraku të merresha me këngën. Ai kishte kontakte me rapsodë se e donte shumë Kosovën dhe çdo herë ka pasur takime me këngëtarë të vjetër. Duke i dëgjuar ata, duke i emituar dhe kështu në fund nisa të bëja këngë”.

“Kam filluar prej klasës 6-7. Në shpirt dhe zemër e kam pasur këngën e folklorit. Atëherë kjo ka dominuar. Pastaj kam përfunduar Shkollën e Mesme dhe kam ardhur në Prishtinë, ku edhe mora pjesë në festivale të ndryshme”.

Ndër të tjera, Ferati tha se pa përkushtim dhe dashuri për muzikën, s’mund të jesh artist.

“Në qoftë se e ke përkushtimin dhe të japësh maksimumin në muzikë, pa e dashur shpirtërisht, s’mundesh me qenë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat