Plakja i është kthyer në obsesion Gwen Stefanit

Mediale Vip

Plakja i është kthyer në obsesion Gwen Stefanit

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:37
Gwen Stefani

Gwen Stefani ka deklaruar se plakja i duket e frikshme.

Këngëtarja e famshme amerikane ka thënë se i vjen shumë vështirë kur njerëzit flasin dhe komentojnë pamjen e saj, pasi e ka të vështirë të mendojë se po plaket.

“Është shumë e vështirë për gjithsecilin që të plaket dhe të përballet me jetën. Sidomos, kjo mund të jetë e frikshme për femrat mirëpo mund ta tejkalosh këtë duke u munduar të jesh versioni më i bukur i vetës nga brenda dhe jashtë. Jam e obsesionuar me faktin se po plakem”, është shprehur ish-anëtarja e grupit “No Doubt”.

Gwen ka folur edhe për lidhjen e saj me këngëtarin e muzikës country, Blake Shelton, duke thënë se është e lumtur me të dhe se dashuria e tij po i bën shumë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat