Valentina Ferragni ndjek hapat e të motrës

Mediale Vip

Valentina Ferragni ndjek hapat e të motrës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:07
Valentina Ferragni

Një nga blogeret më të ndjekura është Chiara Ferragni, e cila prej vitesh njihet si një makineri suksesi. Çdo gjë që ajo publikon kthehet në një shumë të madhe parash për familjen e saj. Në këtë rrugë duket që po ecën edhe motra e saj e vogël Valentina Ferragni, e cila ka hedhur hapa të suksesshme në Itali dhe jo vetëm.

Para pak ditësh Valentina Ferragni ka lançuar brendin e parë, i cili mban emrin e saj. Ajo si një njohëse e mirë e aksesorëve ka zgjedhur që produkti i saj i parë të jenë vathët.

Vathët janë në formë V-je dhe kanë nuanca të ndryshme, në mënyrë që të kombinohen në varësi të veshjes.

Valentina Ferragni është shumë e lumtur dhe e përkushtuar ndaj sipërmarrjes së saj të re. Ajo ka ndarë momente nga fabrika e prodhimit me ndjekësit e saj në Instagram, duke na treguar se ajo ndjek vetë çdo proces.

Image
Vathët
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat