Ka arritur peshën ideale, trajneria zbulon sekretin e dobësimit të Adele!

Mediale Vip

Ka arritur peshën ideale, trajneria zbulon sekretin e dobësimit të Adele!

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:36
Adele

Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Adele, ndryshimi i së cilës bëri bujë të madhe në mediat e mbarë botës dhe është diskutuar gjatë.

Së fundmi, trajneria e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Weekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të”, u shpreh instruktorja personale e Adeles.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat